Politikani rus

Ky ishte postimi i fundit i Navalny nga burgu

Politikani rus i opozitës Alexei Navalny, i cili po vuante një dënim me burg në veriun e largët të Rusisë, vdiq të premten. Ai ka komunikuar me miqtë dhe kolegët përmes rrjeteve sociale. Postimi i fundit dy ditë më parë i është kushtuar bashkëshortes së tij.

“Zemër, me ty gjithçka është si në një këngë: mes nesh janë qytetet, dritat e aeroportit, stuhitë blu dhe mijëra kilometra. Por e ndjej se je afër çdo sekondë dhe të dua gjithnjë e më shumë”, shkruhej me një foto të Navalny dhe gruas së tij, transmeton Index.hr.

Publikimi para kësaj daton nga 1 shkurti. Pastaj tha se i pëlqen ideja që në zgjedhjet presidenciale të gjithë votuesit kundër Putinit të vijnë në qendrën e votimit në mesditë.

“Në mesditë kundër Putinit. Mund të jetë një demonstrim i fortë i gjendjes shpirtërore të vendit. Votuesit e vërtetë kundër votimit elektronik imagjinar”, tha ai, duke shtuar se “gjëja më e rëndësishme është se do të jetë një aksion i vërtetë proteste gjithë-ruse”.

BONUS VIDEO| Bali Muharremaj me fëmijët në Prekaz i këndojnë Adem Jasharit