Ky ishte fjalimi i Vokrrit para anëtarve të UEFA’s në momentin e pranimit

3 maj 2016 është data historike e futbollit kosovar.

Në këtë datë u bë pranimi i Kosovës me të drejta të plota në UEFA, shtëpinë më të madhe të futbollit evropian.

Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtari i 55-të i shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 të pavlefshme.

“Jam shumë i prekur. Ju falënderoj para së gjithash në emër të lojtarëve të rinj të vendit tim për këtë vendim. Kjo është një ditë historike për ne” 🙏❤
Deklarata e ish presidentit të ndjerë, Fadil Vokrrit, pas pranimit në UEFA 🙌

Deklaratën e parë të ish-presidentit, Fadil Vokrri e bërë para anëtarëve të tjerë të UEFA-s në momentin e pranimit në shtëpin më të madhe të futbollit në Evropë.

“Jam shumë i emocionuar t’iu drejtohem pasi sot Kosova është pranuar në UEFA, ky është një moment historik për futbollin kosovar. Një lajm i jashtëzakonshëm për futbollistët, sportdashësit. Betohemi se do të mbrojmë vlerat e futbollit. Faleminderit për votat që na bënë anëtaren e 55-të të UEFA-s”, është shprehur Vokrri para gjithë anëtarëve të tjerë të UEFA-s në vitin 2016.

C/Ballkani.info/