Ky ish-ministër kosovar pranon se është “fikan e tamasqar”

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, referuar një raporti të institutit GAP ku janë të paraqitura shpenzimet e kryeministrit dhe ministrave në vitin 2019, po thotë se është “fikan e tamasqar”.

Lluka përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, me shaka ka thënë se është përfaqësues i denjë i Gjakovës.

Sipas tij, ai është “fikan, mizivir dhe tamasqar”.

Postimi i plotë:

Instituti GAP, në raportin e fundit të shpenzimeve të kryeministrit dhe ministrave për vitin 2019, edhe njëherë konfirmon që jam përfaqësues i denjë i Gjakovës ose siç njihen ndryshe në terme lokale si fikan / mizivir / tamasqar.