Ky hotel ofron jetë luksoze për qentë e pastrehë

Çdo kush e meriton që një herë në jetë të përjetojë luksin, e sidomos këta qenë që janë të pastrehë.

Qentë e pastrehë të cilët nuk kanë familje dhe qëndrojnë në rrugë, janë duke u trajtuar mjaft mirë dhe me shumë luks në këtë hotel, dera e hotelit është e hapur për të gjithë qentë e rrugëve.

Hoteli i cili gjendet në Costswolds, i mirëpret qentë për një trajtim special. Hoteli i cili së fundmi u quajt Best fot Furry Friends në Conde Nast Johansens, bëri një të mirë qenve që të shijojnë kënaqësinë duke filluar me një drekë të mrekullueshme, dhe më pas një darkë po aq të mirë.

Pjesa e ushqimit, qëndrimi, tualeti i qenve, dhoma për relaksim me qentë, dera e cila hapet lehtë për qentë që të ua bëjë më të lehtë të hyjnë brenda, dhe pjesa e hapur e cila u mundëson që të vrapojnë kur janë të mërzitur, janë pjesët ku qentë mund ti shfrytëzojnë gjatë tërë ditës.

Hoteli ofron një mundësi shumë të mirë për qentë të cilët nuk e përjetuan këtë lloj jetese më parë.