Sulmuesi maroken, Abderrazak Hamdallah është bërë golashënuesi më i mirë i vitit 2019, duke i dhënë fund vitit me 57 gola në të gjitha garat.

Hamdallah, i cili luan për Al Nassr në Arabinë Saudite, shënoi një hat-trik të shtunën kundër Al Feiha për të kakaluar Robert Lewandowskin i cili shënoi 54 gola, dhe Lionel Messin (50 gola).

“Jam shumë i lumtur që arrita objetivin e të qenurit golashënues më i mirë i botës në vitin 2019 me 57 gola”, tha Hamdallah.

“Ky është një nder për mua dhe për të gjithë. Falënderoj ekipin tim, veçanërisht lojtarët, për ndihmën e tyre dhe nuk i harroj tifozët e Al Nassr. Unë jam duke pritur një vit tjetër të suksesshëm”, shtoi ai.

Sulmuesi 29-vjeçar, i cili në fillim të këtij viti vendosi rekordin e golave ​​në një sezon në Arabinë Saudite, njoftoi pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar në nëntor pasi u la jashtë për skuadrën e fundit të Marokut.

Ndeshja e fundit e Hamdallah me kombëtaren ishte në qershor në humbjen miqësore 1-0 ndaj Gambia përpara finales së Kupës së Kombeve të Afrikës 2019.