Në pamje të parë nuk duket fare, por ky folës lajmesh është thjesht imazhi i një folësi të vërtetë lajmesh, i cili tani vihet në lëvizje falë inteligjencës artificiale.

Gazetarët tani mund të shkruajnë tekstin në anglisht, kompjuteri përdor zërin e folësit origjinal dhe pamjen e tij për të riprodhuar lëvizjen e buzëve, me saktësi të frikshme, dhe leximin e tekstit pothuajse të padallueshëm nga origjinali.

Folësi është realizuar nga agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”, dhe u paraqit në panairin e zhvillimeve me internetin, të mbajtur në Kinë.

https://www.youtube.com/watch?v=GAfiATTQufk