Ky është vlerësimi i Challandes për grupin e Kosovës

Pas hedhjes së shortit në Ligën e Kombeve, Kosova ka mësuar kundërshtarët në Ligën C.

Kosova do të jetë në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, që mund të konsiderohet edhe grupi më i vështirë.

Kështu ka thënë edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, duke  i vlerësuar lartë kundërshtarët.

“Mendoj nuk është shorti mirë, por nuk jam i zhgënjyer”.

“Janë skuadra të forta, Sllovenia ka luajtur në Evropianin të fundit, po ashtu Greqia është një ekip shumë i mirë. Moldavia po ashtu ka skuadër të fortë”.

“Duhet të luajmë ndaj ekipeve të forta. Mendoj se është një mundësi e mirë të tregojmë se çfarë mund të bëjmë, të bëjmë progres, pasi këto ekipe do të na vënë në vështirësi”.

“Është mirë edhe për tifozët tanë të luajmë ndaj ekipeve të mira”, ka thënë Challandes për Supersport.

Kosova do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje dhe ato do të zhvillohen brenda tre muajve (shtator, tetor, nëntor).