Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e ndodhur sonte në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Ballkani.info se lidhur me rastin është vetëdorzuar “një person dyshuara: -N.M. femër”.
Ballkani.info merr vesh se e dyshuara është Nazmije Millaku, kurse i vrari Xhevdet Millaku rreth moshës 60 vjeçare.
Konfirmimi i plotë:
Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër.







