Para pak orësh u raportua edhe për vdekjen e tretë nga aksidenti me fatalitet që ndoshi ditën e djeshme në Podujevë.
Siç merr vesh Gazeta Blic, viktima e tretë është S.M i cili ishte mësues në disa fshatra të rajonit të Llapit.
Ai kishte qenë shofer i golfit 2, që u aksidentua dje në fshatin Lupç, në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokurorja e rastit është informuar se edhe personi i tretë ka vdekur diku pas orës 00:00. Të tre viktimat janë të gjinisë mashkullore. Me urdhër të prokurores, viktimat janë dërguar për obduksion”, ka thënë Ulaj.








