Përplasje

Ky është versioni i policisë për rrahjen mes asamblistit të PSD-së e aktivistit të VV-së

Një rrahje ka ndodhur dje në Suharekë. Të përfshirë kanë qenë një asamblist i PSD-së, Leonard Shala dhe një aktivist nga VV-ja, Veton Shala.

Shala nga PSD-ja i ka thënë “Zeri.info” se gjithçka kishte nisur nga një koment në Facebook për t’u ‘konkretizuar’ me rrahje pas një ceremonie varrimi. Ndërsa, Veton Shala ng VV-ja ka thënë se kemi të bëjmë me një sulm fizik.

E për këtë e kanë dhënë versionin e tyre edhe nga Policia e Suharekës.

Milazim Lumi, komandant i Stacionit të Policisë në Suharekë, ka thënë se ngjarja ka ndodhur mes dy qytetarëve me mbiemrin Shala, njëri prej të cilëve është këshilltar komunal.

“Kemi të bëjmë me lëndim të lehtë trupor mes dy qytetarëve me mbiemrin Shala. Njëri është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili është këshilltar komunal në komunën e Suharekës. Viktima është trajtuar në QKMF në Suharekë dhe ka dhënë dëshimi edhe në stacionin policor. Ngjarja mund të ketë ndodhur pas apo gjatë një ceremonie varrimi”, ka thënë Lumi.