“Ky është veprim komunist”, djali i Trump reagon pas emërimit të Smith për hetime ndaj ish-presidentit amerikan

Nënkryetari ekzekutiv i Organizatës Trump, Eric Trump përdori fjalën “komunizëm” për të shprehur pakënaqësinë për emërimin në pozitën e Këshilltarit Special të ish-Kryeprokurorit të Speciales, Jack Smith, i cili do ta hetojë ish-presidentin Donald Trump.

“Interesante fakti që dy ditë pasi babai im shpalli kandidimin e tij presidencial dhe një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve nis hetimet për korrupsionin e familjes Biden, ky i fundit emëron një Këshilltar Special për ta ndjekur penalisht atë”, shkroi Eric Trump në webfaqen ‘Truth Social’, raportojnë mediet amerikane.

“Ky është veprim komunist,” deklaroi ai, përcjell lajmi.net. “Por, jam i sigurt se kjo nuk ishte e planifikuar…korrupsioni politik amerikan është në kulmin e tij!”, përfundon deklaratën ai.
I sapoemëruari në pozitën e Këshilltarit Special deklaroi se do të synojë t’i kryejë hetimet në formë të pavaru.

“Unë synoj të kryej hetimet e caktuara dhe çdo ndjekje penale që mund të rezultojë prej tyre në mënyrë të pavarur dhe në praktikatmë të mira të Departamentit të Drejtësisë”, tha Smith. “Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë nën vëzhgimin tim”.

Smith ka shërbyer deri më tani si Kryeprokuror i Gjykatës Speciale për hetimin e ish-presidentit Thaçi dhe të tjerët, duke i akuzuar për krime lufte.