Qeveria

Ky është vendimi me të cilin Kosova i vë sanksione Serbisë (DOKUMENT)

Për të mbrojtur produktet vendore, Qeveria Haradinaj, ka miratuar vendimin për vendosjen e masave në importin e mallërave me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, përjashtuar brendet ndërkombëtare.

“Në Mbledhjen e 74-të të Qeverisë, kemi miratuar vendimin për vendosjen e masave në importin e mallërave me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, përjashtuar brendet ndërkombëtare. Kemi miratuar, poashtu, Projektligjin për aderimin e Kosovës në shkollën rajonale për administratë publike (ReSPA), e cila do të avancojë statusin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe do të fuqizojë shkëmbimin e përvojave me shtetet anëtare të Bashkimit Europian” ka thënë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Taksat e vendosura për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, janë cilësuar historike, pasi që është hera e parë që shteti i Kosovës i vendos sanksione importit nga shteti serb.

Kryeministri gjithashtu ka folur edhe për ndalimin e përdorimit të thëngjillit në ndërtesat e institucioneve të vendit dhe për emërimin e Drejtorit të Akreditimit në MTI.

“Me qëllim që të mbrohet ajri nga ndotja dhe për një ambient të pastër, kemi marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në ndërtesat e institucioneve publike. Po sot, është emëruar drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Akreditim në suaza të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë” ka shkruar Kryeministri Haradinaj

Ky është vendimi me të cilin Qeveria i vendos taksë produkteve të importuara nga Serbia: