DOKUMENT

Ky është vendimi i nënshkruar nga Kurti për anulimin e Zonës Ekonomike në Malishevë (DOKUMENT)

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për anulimin e vendimeve të Qeverisë për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë dhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që preken nga themelimi i kësaj zone në zonat kadastrale të Banjës, Bellanicës dhe Senikut të Malishevës. Në arsyetimin e vendimit thuhet se këto vendime janë në kundërshtim me Ligjin.

Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim që si interes i veçantë për zhvillim ekonomik duhet të shpallet Zonë Ekonomike në tri fshatra të Malishevës që përfshnin; Banjën, Bellanicën dhe Senikin.

Ky vendim është anuluar nga Qaeveria Kurti gjatë kohës kur Qeveria ishte mbledhur për t’i shtuar masat për parandalimin përhapjes së virusit covid-19 ku dje janë regjistruar 26 raste të reja duke e dërguar në 61 në total numrin e të infektuarëve nga virusi corona.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Komna e Malishevës në lidhje me anulimin e vendimit për shpalljen e Zonës Ekonomike në Malishevë.

Ballkani.info ka siguruar dokumentin zyrtar përmes të cilit është anuluar vendimi i Qeverisë Haradinaj për shpalljen e një zone ekonomike në Komunën e Malishevës.

Komuna e Malishevës është duke u qeverisur nga Nisma e Fatmir Limajt, parti opozitare në Kuvendin e Kosoës ndaj Qeverisë Kurti. /Ballkani.info/