Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur sot kabinetin qeveritar e ku kanë miratuar disa vendime.
Një ndër vendimet e ndërmarra sot në mbledhjen e 44 të Qeverisë së Kosovës, ëdhtë edhe shfuqizimi i një vendim të marr nga Qeveria Hoti në vitin 2020.
Më konkretisht ka të bëjë me vendimin nr.16/31 të datës 21.09.2020, e që në bazë të këtij vendimi, ish-kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti kishte emëruar Shpen Trdevaj si sekretar të përgjithshëm në Këshillin e Sigurisë së Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Ky emërim sipas Kurtit është bërë në shpërputhje me ligjin në atë kohë nga kryeministri Hoti.







