Ky është vendi më i goditur nga Koronavirusi

Belgjika ka pësuar numrin më të madh të vdekjeve nga Coronavirus përsa i përket sasisë së popullsisë, ndërsa Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara vijnë më pas, sipas një studimi.

Studiuesit analizuan të dhënat nga 19 vende me më shumë se 5 milionë qytetarë dhe krahasuan sa viktima nga Covid-19, ka pasur për çdo 100 mijë njerëz deri më 19 shtator.

Studimi zbuloi se Belgjika kishte shkallën më të keqe të vdekshmërisë (86.8), e ndjekur nga Spanja (65), Mbretëria e Bashkuar (62.6) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (60.3). Për krahasim, Koreja e Jugut ishte vetëm 0.7, pra 85 herë më të vogël se Britania apo Amerika.

Ndërkohë që San Marino, një shtet malor i rrethuar nga Italia, ka parë vetëm 42 viktima nga Covid-19 që në muajin shkurt. Por kjo shifër nuk është dhe aq e vogël nëse merret parasysh popullsia e saj prej 33.800 personash. Peruja, ndërkohë që ka 32 milionë banorë, ka një normë prej 101 vdekje për çdo 100 mijë banorë.