Ky është vendi ku ishte planifikuar të mbahet takimi mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë


Më 14 qershor në Gjakovë planifikohej të mbahej mbledhja e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri.

Mirëpo, sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi për anulimin e kësaj mbledhjeje.

Rama përmes një konference për media, tha se i kishte biseduar me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe më pas ka biseduar me kryeministrin, Albin Kurti që të takohen nesër në një format më të ngushtë për situatën në veri.

Kërkesë të cilën, Kurti siç tha Rama e ka refuzuar duke kërkuar që mbledhja të mbahet normalisht.