Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar të premten ceremoninë e garës ndërkombëtare e ushtarit të mirë 2019. Besnik Nebihu është përzgjedhur ushtari më i mirë për sivjet.

Në garë morën pjesë pjesëtarë të Forcës dhe të partnerëve ndërkombëtarë, dhe nga rajoni.

Në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, në ceremoninë e garës së ushtarit më të mirë, që është model i gardës së IOWA-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u tha se kjo garë ka treguar shkathtësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëtarëve të Forcës.Zëvëndëskomandanti i FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi u zotua se në garën e ardhshme do të jenë edhe më të përgatitur.


Ndërsa zëvëndësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani tha se kjo garë promovon vlerat dhe gatishmërinë e FSK-së.

Për detajet e organizimit të garës foli rreshter-majori i parë Genc Metaj.

Ai bëri të ditur se gjatë garës, e cila ka filluar më 22 prill, nuk ka pasur asnjë të lënduar, dhe të gjithë e kanë përfunduar atë me sukses.E për Besnik Nebihun, që tani është ushtari më i mirë i vitit, triumfi në këtë garë ka domethënie të veçantë.

FSK ka filluar organizimin e garës së ushtarit më të mirë në vitin 2014, si model i marrë nga garda e IOWA-s.

E nga viti 2017 gara e ushtarit më të mirë është hapur edhe për partnerët ndërkombëtar ku kanë marrë pjesë shtete të ndryshme.Gara është produkt i nënoficerëve dhe udhëhiqet nga ta.Qëllimi i garës, sipas FSK-së, është promovimi i shpirtit luftarak dhe garues ndërmjet ushtarëve, duke identifikuar ushtarët dhe nënoficerët më të mirë në detyrat e përgjithshme, si dhe për të shpërblyer më të mirët për arritjet e tyre.

Ceremonia e garës 2019 ka filluar më 22 prill dhe ka përfunduar sot më 26 prill 2019.Pjesëmarrës ishin 40 garues, 22 nga FSK dhe 18 nga vendet partnere si Shtetet e Bashkuara të Amerikës(nga garda e IOWA-s), Britania e Madhe, Shqipëria, Kroacia, Kanada, Belgjika, Polonia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut