Ky është urimi i ëmbël i Bora Zemanit për ditëlindjen e djalit të saj

Sot për moderatoren më të përfolur të momentit, Bora Zemani është një ditë e shënuar, sepse si sot 8 vite më parë u bë nënë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Arbor. Prej atij momenti, moderatorja nuk është ndarë asnjëherë nga i biri.

Pak më parë, Bora ka bërë edhe një urim shumë të ndjerë për Arborin, duke publikuar në Instagram disa foto tepër të bukura. Zemani i ka dedikuar disa fjalë shumë prekëse.

“Ej ti, njeriu qe me zbukuron jeten… dua te te uroj edhe 100 vite te bukura! Jam e prekur ne cdo ditelindje tenden sepse perpara syve kam nje femije jo vetem te mencur, por mbi te gjitha te lumtur!! Kjo eshte krenaria me e madhe! Ti je i vogli im qe ke fuqine te me japesh boten e te ndriçosh cdo dite timen! Te dua Arbor… dhe nuk e them dot me fjale se sa! arbordashuria”, ka shkruar ajo krahas imazheve me të birin./abcnews.al