Ky është tavani i çmimeve të derivateve për 24 orë, benzina lirohet për një cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin e çmimeve për shitjen e derivatave për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 74 centë, për benzinë 1 euro e 67 centë, derisa për gazin 78 centë. Këto çmime janë për litër.Krahasuar me çmimet e ditës së djeshme, benzina është liruar për 1 cent.

Çmimet vlejnë për 24 orët e ardhshme, duke filluar nga ora 10:00.