Ky është shteti që ka shënuar më së shumti raste me Covid-19 në katër javët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Çekisë njoftoi të martën se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar më së shumti raste ditore me Covid-19 në katër javët e fundit dhe shifra shkoi mbi 100 për herë të parë brenda majit.

Gjatë kësaj periudhe, në shtetin e Evropës Qendrore u regjistruan 111 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 8,586 numrin e përgjithshëm të të prekurve, shkruan “Reuters”.

Sidoqoftë, në 24 orët e kaluara nuk u shënua asnjë viktimë dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi mbeti 297.

Qeveria çeke ka filluar t’i largojë masat kufizuese me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë. Atje janë hapur dyqanet, kinematë, teatrot dhe hapësirat e jashtme të restoranteve. Javën e ardhshme pritet të lejohet edhe shfrytëzimi i hapësirave të brendshme të restoranteve.

Ministri i shëndetësisë, Adam Vojtech, tha të hënën se qeveria ka planifikuar t’i lehtësojë edhe kufizimet e udhëtimeve ndërkombëtare me vendet që cilësohen si zona me rrezikshmëri të ulët. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga 8 qershori.