Nafta

Ky është shteti prej ku Kosova importon më së shumti karburante

Çmimet e naftës dhe të benzinës po vazhdojnë të jenë ende të larta, pas fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vendet e tjera.

Sipas një infografike të publikuar në REL, Kosova importon më së shumti naftë nga Arabia Saudite.

Shtetet e tjera prej të cilave Kosova e importon naftën janë Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia, Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.