Republika Çeke

Ky është shteti evropian që heq detyrimin për përdorimin e maskave

Maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në Republikën Çeke

Qeveria e Çekisë vendosi sot që banorët e këtij shteti nuk janë më të detyruar të mbajnë maska në shumicën e hapësirave publike, dhe ky veprim është vetëm shembulli i fundit i lehtësimit të masave kufizuese të futura për shkak të pandemisë me koronavirus.

Masat e paraqitura nga autoritetet çeke në mes të marsit ishin ndër më rigorozët në Evropë, dhe përfshinin detyrimin për të mbuluar gojën dhe hundët e tyre gjatë qëndrimit në vendet publike.