Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se është shtetasi i Serbisë me inicialet D.A.

I njëjti është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinje.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.