Ky është reagimi i Ramush Haradinajt, pasi Thaçi udhëtoi për intervistim në Hagë

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj tha se e vlerëson gatishmërinë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që t’I përgjigjet ftesës për intervisim nga Gjykata Speciale.

Haradinaj, tha se shqiptarët kanë bërë luftë të pastër e të drejtë, duke mbrojtur pragun e shtëpisë, dinjitetin dhe atdheun.

‘’Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut’’, shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se asnjëherë nuk I kanë ikur ballafaqimit me drejtësinë, pa marrë parasysh pozitat shtetërore që kanë pasur.

‘’ Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet’’, shkroi ndër të tjera Haradinaj.

Ky është postimi I plotë:

‘’ Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasyshë pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi.
Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.