Ky është reagimi i Mozzik pasi në sfond dëgjohet kënga e Loredanës e Noizyt

Para disa ditësh dy artistët shqiptarë Loredana e Noizy lansuan projektin e tyre muzikor “Heart Attack”.

E së fundmi në rrjetin social Tik-Tok është bërë virale një video ku në një kafene, reperi Mozzik ishte i ulur me disa miq derisa në sfond dëgjohej kënga, shkruan lajmi.net.

Ky i fundit nuk bëri asnjë veprim që kap vëmendjen dhe sipas pamjeve ai dukej i pa shqetësuar teksa vazhdonte bisedën më personat e tjerë në kafene.

@ensarzhurii Volume 101% #mozzik #viral #loredana ♬ original sound – $

Ndryshe Loredana e Mozzik ishin bashkë shumë vite dhe u ndan në vitin 2021, e ata janë prindër të një vajze të quajtur Hana. /Lajmi.net/