Ky është reagimi i Gani Gërmisë pas publikimit të lajmit për rrahjen e tij

Pas lajmit për rrahjen e tij, humoristi Visar Dermaku ka reagur në faqen e tij të Facebookut duke thënë se është më i fortë se kurrë dhe se rrahja nuk i ka bërë asgjë.

Dërmaku që njihet me nofkën e humorit “Gani Gërmia”, pas publikimit të lajmit ka shkruar: ”Më i fortë se kurrë “Gani Gërmia”, në profilin e tij në Facebook.

Dje, humoristi Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga një kushëri i largët i Bajram Kosumit.

Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia”, me satirat e tij është rrahur tepër keq dhe në pabesi.

Deri tani është raportuar se personi që e ka rrahur gazetarin Dërmaku është kushëri i largët i Bajram Kosumit, Rigzon Kosumi i cili është djali i diplomatit kosovar në Austri, Isa Kosumi.

Arsyeja e rrahjes nuk dihet por është një lloj kurthi që i është bërë gazetarit Dërmaku.

loading…