Kujdes nga pamjet!

Një familje nga Suhareka, pësoi me lëndime të rënda meqë u sulmua duke u kafshuar nga një qen i cili në rrethana të panjohura iu fut gjatë ditës brenda banesës.

Familjarët treguan për Klan Kosovën se vazhdimisht kjo lagje suharekase, kishte probleme me paraqitjen e këtij qeni të tërbuar, të cilin në vetëmbrojtje, u detyruan ta mbysnin.

Klan Kosova ka siguruar edhe pamjet e qenit tashmë të ngordhur, me të cilin sot familja Gegaj u ballafaqua ndërsa tentonin të shpëtonin nga sulmi që iu bëri.

Në pamje shihet edhe një armë e ftohtë, thikë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=uwpOWZgyP08&feature=emb_title