Ky është punëtori që u mbyt nga traktori në Bajgorë

Një punëtor i kompanisë që po ndërton fluturake për energji elektrike në Bajgorë, ka vdekur sot. Punëtori humbi jetën pas një aksidenti me traktor.

Ekipet emergjente kishin shkuar në vendin e ngjarjes, ku ishte konfirmuar vdekja.

“Jepi zë” mëson se viktima është Gjergj Ramaj nga Vitia, i lindur në vitin 1972.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët nuk kanë marrë akoma shumë detaje për shkak se vendi i aksidentit është zonë e lartë malore.

“Kanë shkuar Policia në vendin e ngjarjes. Nga informacionet e para, dyshohet për një vdekje aksidentale”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti për Reporterin.

Ndërkohë, ekipet emergjente kishin shkuar më herët në vendin e ngjarjes, ku ishte konfirmuar vdekja e punëtorit. Gazeta mëson se viktima është kosovar, identiteti i të cilit akoma nuk dihet.

Ndryshe, parku i energjisë me erë, të cilit iu dha statusi i Investitorit Strategjik të Repubikës së Kosovës në shkurt të vitit 2019, është një projekt i përbashkët i financuar nga investitorët gjermanë, izraelitë dhe kosovarë. Me 27 turbina të prodhuara në Gjermani, parku i erës do të gjenerojë një kapacitet total prej 105 Më që arrin afërsisht 10 % të kapacitetit të përgjithshëm.