Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot ka vdekur punëtori i KEDS-it, Idriz Prekazi pas rënies në kontakt me rrymën.
Postimi i plotë i Bekim Jasharit:
Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në menyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi.Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike.Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë.Vdekja e tij tragjike është një goditje e madhe për të gjithë ne. Në emrin tim personal dhe të komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Prekazi, kolegët e punës, shokët dhe të gjitha ata që kishin fatin ta njohin Idrizin.U prehsh në paqe mik i dashur!







