Ky është propozimi interesant i Kelmendit për KQZ-në lidhur me numrat e partive

Gazetari i njohur i Kosovës, Adriatik Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka reaguar për kandidatët që në lista mbajnë numrin e njëjtë me numrin e partive.

Duke thënë që ata votohen në mënyrë më të lehtë nga qytetarët e Kosovës.

“Kjo i ka vënë në epërsi të ndjeshme këta individë krahasuar me kandidatët e tjerë brenda listës së njëjtë, meqë praktika e deritashme ka dëshmuar se shumë qytetarë votojnë instinktivisht edhe kandidatin i cili mban numrin e partisë”.

Kelmendi tutje ka theksuar se KQZ-ja duhet të marrë masa për këtë gjë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet kësaj radhe të marrë masa në mënyrë që të mos favorizohet askush, ashtu që numrat të cilët do t’ua ndajë subjekteve politike të fillojnë nga 111 e tutje dhe të shmangin telashen e deritashme”, ka shkruar ai.

Ndërkaq sipas tij, kështu do të mbaheshin zgjedhjet fer, dhe KQZ-ja do të përmbushte një detyrim ligjor të sajin.

loading…