aksident

Ky është polici shqiptar i cili humbi jetën sot në Shkup, pas përplasjes nga treni

Është mësuar identitetin e policit të ri shqiptar që humbi jetën në aksidentin që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ndodhi në lagjen Maxhari të Shkupit.

Bëhet fjalë për të riun Ali Bekteshi nga Shkupi, i cili shërbente si polic në stacionin policor na Gazi Babë.

Aksidenti ndodhi në orën 5:50 të mëngjesit të sotëm, kur një tren mallrash që qarkullonte nga Tabanoci në Shkup goditi makinën e policisë “Wolksvagen Vento”, në të cilën gjendej Ali Bekteshi, i cili vdiq në vend.