Ndihmës drejtori i policisë serbe, Dragan Vasiljeviq tha se e ka vizituar policin e plagosur Vjekoslav Iliq dhe se është i vetëdijshëm dhe ndihet mirë.

Vasiljeviqi tregoi edhe atë që i tha Iliq, transmeton Ballkani.info.

“Kanë parë një ‘Mercedes’ me targa të Tutinit. Ka qenë e dyshimtë, kanë ndjekur mjetin, kanë ndezur dritat. Mjeti është ndalur një kilometër e gjysmë më tutje. Policët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë kërkuar për dokumente personale, ishte një kontroll rutinë”, tha Vasiljeviq.

Ai tregon se nuk ka pasur të shtëna menjëherë, ndërsa shoferi dhe pasagjeri kanë siguruar dokumentet e tyre personale. Duke respektuar rregullat, policia ka kërkuar që të zbresë një person – pasagjeri, ndërsa personi tjetër ka mbetur në automjet.

“Pasagjeri ka dalë, personi është sjellë normalisht në gjestikulacion, ka qenë i buzëqeshur, polici Iliq ka qenë në anën e majtë, në zonën e shoferit për ta mbajtur nën kontroll. Menjëherë pas fillimit të kontrollit të fytyrës janë dëgjuar të shtëna, ishte në pjesën e pasme të automjetit”, tha Vasiljeviq.

Vjekoslav Iliq

Ai thekson se sulmuesi ka qëlluar disa herë në drejtim të policit Iliq dhe e ka goditur në shpatullën e djathtë.

“Siç thotë ai (Iliq), ishte shumë e vështirë, por ai arriti ta rimarrë armën dhe qëlloi disa të shtëna në drejtim të atij personi”, tha Vasiljeviq.

Nuk ka informacione nëse sulmuesi është plagosur. Iliq tha gjithashtu se sulmuesi nuk dinte ose nuk donte të fliste gjuhën serbe.

I dyshuar për këtë rast është shtetasi kosovar, Faton Hajrizi i cili më 6 korrik është arratisur nga burgu i Smrekovnicës. /Ballkani.info/