Ky është polici që vdiq në vendin e punës në Podujevë

Një pjesëtar i Policisë në Podujevë ka ndërruar jetë sot në vendin e punës, në qendrën e vaksinimit në shkollën “Xheladin Rekaliu”, i cili po mirëmbante rendin në këtë qendër.

Siç mësohet ai ka pësuar arrest kardiak, me ç ’rast edhe ka ndërruar jetë.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës që vdiq në vendin e punës është Mustafë Mehmeti.