Ky është polici i dytë që u arrestua sonte nën dyshimin për korrupsion (emri)

Policia e Kosovës ka arrestuar policin Lutfi Menxhiqi, nën dyshime për korrupsion, marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmi është konfirmuar për “Kohën Ditore” nga Policia e Kosovës. Bëhet e ditur se arrestimi i tij ka të bëjë me rastin e njëjtë me arrestimin e Lavdim Osmanit. 

Pak më parë, nën dyshime për korrupsion është arrestuar edhe hetuesi i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Lavdim Osmani.