Ky është plani i KFOR-it për shpërthimin e orteqeve në Brezovicë (VIDEO)

Qendra e skijimit në Brezovicë ka qenë e mbyllur për vizitorë që nga dita e shtunë, ku si pasojë e një orteku humbi jetën ish zv.Ministri i Diasporës, Arian Daci.

Sipas burimeve të Ballkani.info që kishte raportuar disa ditë më parë, është duke u shqyrtuar mundësia e shpërthimit të kontrolluar të tetë orteqeve të cilat dyshohet se janë të rrezikshme për vizitorët, pasi që disa prej tyre gjenden afër pistave të skijimit.

Ditën e sotme, Ballkani.info ka siguruar disa fotografi dhe video nga Brezovica, ku shihen pjesëtarët e FSK-së dhe trupat e KFOR-it duke diskutuar mbi gjendjen në Brezovicë. /Ballkani.info

Video ku pjesëtarët e FSK-së dhe KFOR-it duke diskutuar: