Ky është piloti i parë i diplomuar i Ushtrisë së Kosovës (FOTO)

Ka diplomuar piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës. Ai është nëntogeri, Afrim Zabeli.

Piloti i FSK-së ka diplomuar në Akademinë Ushtarake të Turqisë dhe është pjesë e përkushtimit dhe angazhimit për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve ushtarake, shkruan Ballkani.info.

Ndërkaq, nesër, Zabeli do t’i bashkohet festës së madhe me rastin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri.

Paraprakisht, Kuvendi i Kosovës pritet t’i votojë tri projektligjet e transforimit, që janë pjesë e pakos ligjore. /Ballkani.info/