Ky është personi që u vra sot në Prishtinë (FOTO)

Një i ri u vra sot pranë ish-Shkollës Teknike në Prishtinë. A.J., 27 vjeç, u privua nga jeta rreth orës 11:30. Plagët që mori nga arma e zjarrit qenë të papërballueshme për të. Ndërsa lidhur me vrasjen e rëndë nuk është arrestuar ende asnjeri
A.J. u vra sot nga arma e zjarrit, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

“I njëjti nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vendngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A. J., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha policia.

“Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, tha policia.