Më herët u raportua se një person u gjet pa shenja jete në Podujevë.

I ndjeri është, Bejtush Hoxha nga fshati Obrançë.

Rreth kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpehtim Bulliqi.

Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve, dhe personave që e njohin të ndjerin, duke thënë se kontributi i tij i sinqertë dhe i palodhur për vizionin e tyre të përbashkët do të mbetet i paharruar.