Sot në veri të Mitrovicës u sulmua kamermani i Insajderit, Jetmir Muji.

Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.

Në fotot e siguruara nga Insajderi shihet personi që e ka sulmuar Mujin. Personi në foto i takon nacionalitetit serb. Emri i tij ende nuk dihet.

Ndërsa policia i ka thënë Insajderit se ende nuk ka të arrestuar dhe se rasti është në fazën e hetimeve.