Ky është personi që i shpëtoi ortekut në Brezovicë, ku mbeti i vdekur djali i Nexhat Dacit (FOTO)

Pas ortekut në Brezovicë, ku si pasojë humbi jetën zv.Ministri i Diasporës, Arian Daci, personi tjetër që ishte me të kur i kishte zënë orteku, ka shpëtuar.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina.

“Njërin nga dy personat që është zënë nga orteku i borës, Ardian Bakalli kemi arritur ta shpëtojmë, kurse personi tjetër fatkeqsisht ka ndërruar jetë”, ka thënë Morina për Ballkani.info.