Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Gjilan

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në Gjilan, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar. E personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Personi që ka humbur jetën është M.B., rreth 70-vjeçar.

Sipas burimeve, M.B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në qendrën spitalore në Gjilan.