Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mitrovicë.

Bëhet fjal ë pë Valdrin Salihun.

Njoftimi i policisë:

Kërkesë për bashkëpunim

Me qëllim të lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimit të personit në kërkim, me autorizim të Prokurorit publikohet identiteti dhe fotoja e personit të dyushuar të shpallur në kërkim për veprën penale. “Vrasje” e ndodhur me datën 20.09.2024, në rrugën ‘Fatime Hetemi” në Mitrovicë.

Personi i kërkuar është:

  • Valdrin Salihu i lindur me 11.08.1991

Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– 028 532 363