Pejë

Ky është personi që dyshohet se bëri vetëvrasje në Pejë

Një person sot në Pejë dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, ka bërë të ditur për IndeksOnline se në rrugen “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se bëhet fjalë për vetëvrasje dhe viktima është I.Goska.

Trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugen “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij, menjëherë të gjitha njesitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar  vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Rugova.