Sot, rreth orës 12:27, Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Raushiq -Pejë, një person kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarr masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në spital dhe nga ekipi mjekësor rreth ores 13:00, është konstatuar vdekja e viktimës Sh.Sh. lindur në vitin 1987, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, rajoni i Pejës.

Ballkani.info mëson se viktima është Shpejtim Shabanaj nga Strellci i Deçanit. Ai ka vdekur pasi që ka rënë në kontakt me rrymën. Ai ishte duke punuar për një kompani që ishte kontraktor i IPKO-s. /Ballkani.info/

loading…