Ky është personi i dytë që mbeti i vrarë në Lagjen e Spitalit

Pak kohë më parë ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ishte plagosur sonte të Lagjja e Spitalit, në Prishtinë.

Në QKUK kanë treguar se personi i dytë që ka vdekur është M.Rafuna, 47 vjeçar.

“Po, ka vdekur personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë për Express, Shpend Fazliu nga QKUK.

Fazliu ka thënë se i plagosuri nuk ka mund t’i mbijetoi plagëve të marra. “Personi i vdekur është M. Rafuna”.

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk dihen motivet që çuan deri te ngjarja e rëndë në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, dëshmitarët thonë se aty janë përfshirë familjet Rafuna dhe Mehmeti.

Ballkani.info merr vesh se personi i parë që ka vdekur është Bashkim Mehmeti, derisa të plagosur kanë mbetur, një 76 vjeçar me inicialet G.R dhe një 51 vjeçar me inicialet F.R.

loading…