PW

Ky është parashikimi i motit për të dielën në Kosovë

E diela e kësaj jave pritet të ketë mot të ndryshueshëm.

Sipas Prishtina Weather, të dielën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare të nivelit të lartë.

Në mëngjes në vise të ulëta ka mundësi për mjegull/mjegullinë.

Ndërkohë shtypja atmosferike ka tendencë të rënies nën vlera normale.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten në mes të 7 dhe 21 gradë celcius.