Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas IHMK-së, sot dhe në ditët në vijim në vendin tonë do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në vend.