Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gjatë javës në vijim pritet që të mbajë mot stabil, i butë dhe kryesisht me diell.

Prishtina Weather paralajmëron se në ultësira ekziston mundësia që të ketë mjegull.

Zona anticikloni kanë filluar të shtrihen mbi rajonin tonë, ku gjatë kësaj jave kushtëzojnë mot stabil dhe kryesisht me diell. Nga Afrika veriore depërtojnë masa të ngrohta ajrore, të cilat sjellin mot të butë, me temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare.

Në ultësira orëve të mëngjesit do të ketë kushte për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe orëve të ditës. Në këto pjesë të mbuluara me mjegull, temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta për 3C deri në 5C, nga vlerat e parashikuara.

Në pjesën e dytë të javës do të ketë shtim të vransirave, e të premten herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu.

Ditëve në vijim, nën kushtet e një moti më stabil dhe pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit pritet të kalojnë në vlera të pashëndetshme, kryesisht në mbrëmje dhe mëngjes.

Ky është parashikimi për pesë ditët e para të javës së ardhshme nga Prishtina Weather:

16.12 – Në mëngjes në vise të ulëta mjegull. Ditën butë, kryesisht me diell.

17.12 – Në vise të ulëta mjegull orëve të mëngjesit. Ditën butë, kryesisht me diell. Në ultësira mjegulla mund të mbete edhe gjatë ditës.

18.12-19.12 – Të mërkurën në mëngjes, në ultësira mjegull. Vende-vende mjegull mbetet edhe ditën. Në pjesët tjera butë, kryesisht me diell. Ditën e enjte, në mëngjes, përgjatë ultësirave mjegull. Ditën butë, kryesisht me vransira.

20.12 – Herët në mëngjes vranët, mundësi për riga lokale shiu. Ditën butë, pjesërisht vranët.

Temperaturat e ajrit mbeten ndjeshëm mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 3C, e maksimalet nga 10C deri në 12C. Në zonat ku mjegulla mbetet edhe gjatë ditës, temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta.

Erë e lehtë jugore 1-3m/s.

Shtypja atmosferike është rritur mbi vlera normale, e pritet të mbetet mbi këto vlera gjatë këtyre pesë ditëve.