Ky është parashikimi i motit për nesër

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Ky institut i motit tutje, po ashtu, thotë se vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.