Ky është parashikimi i motit për javën ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbretërojë mot me temperatura të larta.
Sipas IHMK-së, moti do të vazhdojë të mbetet stabil dhe me temperatura të larta, mbi vlerat e mesatareve, sidomos të temperaturave maksimale.

“Gjatë ditës së hënë do paraqiten vranësira jostabile të cilat mund të sjellin riga shiu në territore shumë të kufizuar, por reshje shiu të intensitetit mesatar dhe të lartë nuk parashihen edhe për një periudhë të gjatë kohore, të paktën deri në pjesën e dytë të muajit aktual”, thuhet në n njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimalet do të lëvizin nga 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme, ku herë-herë shpejtësia e saj mund të arrijë deri 7m/s.